Kapen 16 emigrantë ilegal rrugës për Tabanoc

Në orët e hershmë të ditës së djeshme në magjistralen Kumanovë – Tabanoc, zyrtarët policorë kanë dhënë sinjal për të ndaluar dy vetura, një “Porsche” dhe “Audi A8”, por të njëjtat nuk kanë ndaluar.

Marketing

Pasi policia ka filluar t’i ndjekë, vetura “Porsche” ka ndaluar dhe gjatë kontrollit në të janë gjetur 16 emigrantë (dy prej tyre të mitur), nga të cilët 5 nga Pakistani, 6 nga Eritrea dhe 5 nga Nepali, të gjithë pa dokumente identifikimi.

Emigrantët dhe vetura janë dorëzuar në SPB – Kumanovë për procedurë të mëtejme. Po merren masat e duhura për zbardhjen e rastit.