Kapen 5 ton kokainë në një dërgesë me banane

Një zyrtar spanjoll tha policia ka arrestuar 15 persona në një operacion antidrogë të zhvilluar në Malaga, ku u kapën më shumë se 5 ton kokainë, që ishte fshehur në një dërgesë me banane.

Marketing

Në operacion morën pjesë pjesëtarët e gardës civile dhe policia kombëtare, tha një zyrtar që kërkoi të mbetej anonim, raportojnë mediat vendase.

Dhjetëra makina të policisë u panë në një park industrial në Malaga ku u gjet sasia e drogës, thanë dëshmitarët për gazetën lokale Diario Sur.

Në prill, në qytetin port spanjoll të Algeciras, po ashtu në një dërgesë me banane u gjetën 9 ton kokainë kolumbiane, një rekord evropian në sasinë e drogës së gjetur në një kontejner për transport.