Kapen 70 mijë euro në një autobus në Portin e Durrësit, arrestohen shoferët

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 70 mijë eurosh, të padeklaruara.

Marketing

Mësohet se sasia e eurove është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në kufi, në një autobus udhëtarësh të linjës Shqipëri-Itali.

Mëshohet se policia kufitare ka arrestuar shoferin e autobusit dhe ndihmësin e tij, ndërsa paratë ishin të ndara në 7 pako me nga 10 mijë euro.

Dyshohet se ato i përkasin grupeve kriminal të cilat kanë trafikuar lëndë narkotike në Itali dhe prisnin ardhjen e pagesës në Shqipëri.