Kapshticë, kalojnë të gjithë udhëtarët që ishin në radhë, pala shqiptare në punë me 7 sportele

Ndryshe nga Kakavija, situata në pikën kufitare të Kapshticës shfaqet shumë më e qetë.

Marketing

Pas radhës së krijuar mëngjesin e sotme, situata tashmë është vënë nën kontroll dhe kanë kaluar të gjithë që ishin në radhë.

Pala shqiptare ka punuar me kapacitete maksimale duke vënë në dispozicion 7 sportele.

Më herët, policia ngriti një postbllok në dalje të qytetit të Bilishtit në rrugën që të çon për në Pikën Kufitare të Kapshticës për të bllokuar udhëtarët.

Rreth 300 udhëtarë tashmë kanë mbetur të bllokuar.

Udhëtarët u shprehën të revoltuar për këtë fakt dhe thanë se po të jetë e nevojshme do të ecin edhe në këmbë, por nuk do të kthehen mbrapsht.

”Ne po vijmë nga Tirana. Do kalojmë, është afati fundit. Biletat i kemi prerë që pardje. Do ikim në këmbë po qe nevoja, nuk kthehemi mbrapsht. Do kalojmë në këmbë se s’bën. Shteti të japë përgjigje. Ato të tjerët që kaluan me makina çfarë kanë më shumë? Ikim në këmbë ne, nuk e kemi problem. Kemi fëmijë.”