Zyrtare: Sadiku braktis skuadrën e La Ligas

Armando Sadiku është një lojtar i lirë në treg.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën e Levantes dhe tashmë mund të sistemohet në një klub të ri.

Marketing

Elbasanasi ishte i huazuar te skuadra e Malagas në sezonin e fundit ku u kthye në sulmuesin kryesor të skuadrës.

“Levante dhe Armando Sadiku janë pajtuar që të ndërpresin marrëveshjen që e mbante lojtarin të lidhur me klubin deri në vitin 2021.”,

“Shqiptari erdhi te skuadra e Levantes në janarin e 2018 nga Legia. Ai iu bashkua pas një viti Luganos në Zvicër dhe sezonin e fundit u huazua te Malaga. Levante e falenderon për punën dhe profesionalizmin e tij dhe i uron sa më shumë suksese në karrierën e tij profesionale dhe jetën personale”, shkruan klubi i Levantes.

Marketing