Kasami: Do ti’a shtrij dorën e bashkëpunimit “Grupit të zjarrit” dhe anëtarësisë së ASH-së me orientim opozitar

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka njoftuar se pas arritjes së marrëveshjes me Alternativën, në periudhën në vijim dorën e bashkëpunimit do tia shtrij edhe fraksionit të BDI-së i njohur në opinion si Grupi i Zjarrit si dhe anëtarësisë së ASH-së me orientim opozitar.

Marketing

Sipas Kasamit e gjithë kjo përpjkje e tij bëhet për mobilizim të gjithë faktorit shqiptar për të sjell rotacionin politik te shqiptarët apo ndryshe për të mundësuar një epokë të re shprese.

“Si kryetar i Lëvizjes BESA i shtriva dorën e bashkëpunimit Afrim Gashit dhe pas shkëputjes përfundimtare të fraksionit të BDI-së do të shtrijë dorën e bashkëpunimit unifikues edhe atyre. I bëj ftesë korrekte dhe të sinqertë grupit parlamentar dhe gjithë anëtarësisë së ASH-së me orientim opozitar që t’i bashkëngjitet frontit opozitar, sepse ata gjithmonë kanë qenë për ndryshim në kampin politik shqiptar dhe për ta rrëzuar BDI-në. Ftoj gjithashtu gjithë spektrin opozitar, figurat publike, diasporën shqiptare dhe aktorët tjerë të shoqërisë shqiptare t’i bashkohen këtij fronti në mënyrë që votuesi shqiptar në zgjedhjet e ardhshme të ketë adresë të saktë për procesin e ndryshimit, rotacionin politik te shqiptarët, për një epokë të re shprese. Hapi i parë drejt bashkëpunimit dhe unifikimit është bërë. Të punojmë gjithë së bashku për fitoren në zgjedhjet e ardhshme, për fitoren e shqiptarëve”, ka njoftuar Kasami përmes rrjeti social Facebook.

Marketing