Kasami nuk i njeh rregullat institucionale: lejon aktivistë partiakë të presin shirita!

Në jetën institucionale vlejnë disa rregulla. Një nga ato është që të mos përzihen kompetencat. Të shkruara ose të pashkruara, atë duhet të respektohen, sepse, në të kundërtën, çdokush mund të ndërhyjë ku nuk e ka vendin.

Marketing

Pamja kur rreshtohen katër-pesë persona për të prerë një shirit për të promovuar një rrugë, qytetarit të rëndomtë mund t’i duket një aktivitet normal, pa u thelluar të analizojë kush janë ata, çka përfaqësojnë ata.

Inaugurimi i rrugës “Strasho Pinxhur” ishte një rast i tillë. E lëmë anësh faktin që kryetari i tashëm i Tetovës inauguron punën që e ka kryer administrata e mëparshme e komunës, këtë do ta marrim si kontinuitet institucional, por fotoja që bëri përshtypje është se në mesin e atyre që presin shiritin është edhe një aktiviste partiake, nënkryetarja e Lëvizjes Besa, e cila nuk përfaqëson as komunën e Tetovës, sepse nuk ka ndonjë funksion atje, e as ndonjë institucion tjetër.

Me fjalë të tjera, është një keqpërdorim i kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili në këtë mënyrë, duke i kyçur personat e partisë së tij, praktikisht gjithë aktivitetit i jep karakter partiak, e jo ashtu siç duhet të jetë, institucional.

E dimë që Lëvizjen Besa e pret një betejë për zgjedhjet e gushtit për anëtarë të Këshillit të Komunës, dhe se si kryetar do të shfrytëzojë çdo aktivitet për të promovuar veten dhe partinë, por kjo nuk do të thotë që në aktivitetet e institucionit që udhëheqë duhet të kyçë aktivistë partiakë. Janë gjëra që nuk përzihen.

Marketing