Ai nuk pritet të shfaqen me familjen mbretërore. Nga ana tjetër Kate nuk pritet të rikthehet në detyrat zyrtare, deri në një njoftim të dytë.
Pallati tha gjithashtu se mungesa e papritur e Princit William nga një shërbim përkujtimor në fund të shkurtit ishte për shkak të zbulimit të diagnozës së kancerit të Keitit.
Çifti është përballur me spekulime të forta publike dhe një furi në rrjetet sociale për shëndetin e saj, që nga operacioni që bëri në janar. Ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë ngjarje zyrtare që nga Krishtlindjet.