Katër viktima dhe 1 mijë e 96 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 viktima dhe 1.096 raste të reja.

Marketing

Gjatë kësaj periudhe janë testuar 7.953 mostra, prej të cilave 1.096 rezultuan pozitive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

Në total numri i rasteve aktive është 7.854.

Marketing