Kazinotë dhe bastoret në Maqedoni do të duhet të jenë më së paku 500 metra nga shkollat dhe çerdhet

Propozimi-ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit e lojërave të fatit, i cili hyri në procedurë parlamentare, parasheh që kazinotë dhe bastoret të jenë të larguara më së paku 500 metre nga fakultetet, universitetet, institucionet, bibliotekat, dhe çerdhet foshnjore.

Marketing

Largësia e hapësirës deri tek objekti ku luhen lojërat e fatit vërtetohen nga kufiri i parcelës ndërtimore ku është dhënë objekti dhe hyrja e hapësirës ku luhen lojërat e fatit si largësi më e shkurtë horizontale, gjegjësisht linjë ajrore.

Vërtetim për largësinë e hapësirës deri tek objekti më i afërt ku mbahen lojërat e fatit e japin komuna, në territorin e të cilit gjendet objekti i lojërave të fatit, në afat prej 15 ditësh prej dorëzimit të kërkesës për vërtetim.

Këto ndryshime janë vendosur si pikë në seancë parlamentare më 29 gusht, javën e ardhshme në lexim të parë. Porpozues janë deputetët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili.