Kërcënimet bërthamore të Putinit? Zelensky: Ndoshta nuk janë më një bllof

Sipas Volodymyr Zelensky, kërcënimet bërthamore të Vladimir Putin mund të jetë e nevojshme të merren seriozisht. “Ndoshta më parë mund të flisnim për bllof, por tani mund të jetë realitet.

Marketing

Nuk mendoj se Putin po bën bllof, duhet të vazhdojmë t’i bëjmë presion dhe të mos lejojmë që të shantazhojë”, tha presidenti ukrainas. Dhe ai shtoi: “Evropa nuk mund të mendojë të ketë stabilitet për sa kohë që Putin është në pushtet”.