Kërçova do të dëmtohet me mbi 10 milion euro nga anulimi i dasmave

Dasmat janë tema kryesore që ditëve të fundit po mbizotëron në Kërçovë, pasi që kjo temë tashmë është pjesë e debateve në rrjetet sociale.

Marketing

Në komunën e Kërçovës jën mbi 20 sallone dasmash, dhe secila në sezonin e dasmave ka 25 e më shumë dasma të rezervuara që kryesisht mbahen gjatë verës.

Sipas TV Gurra, harxhimet për këto dasma shkojnë deri në 10 milionë euro, pasi që ato janë diçka e veçantë sidomos për mërgimtarët, të cilët përkujdesen për shumë detaje që kanë kosto të larta. Por, gjitha këto para harxhohen kryesisht tek bizneset lokale.

Këtë e pranojnë edhe banorë të anketuar, që thonë se për një dasëm harxhohen deri në 20 mijë e më shumë euro, varësisht nga familjet.

Paratë shkojnë duke filluar nga restorantet e deri tek studiot e modës, sallonet e ondulimit, artaritë, butiqe, por edhe shumë biznese tjera.

Nga 500 dasma që bëhen vetëm në restorante (pa llogaritur ato në ambiente shtëpie), me një mesatare prej 300 pjesmarrësve në një dasëm, numri i përgjithshëm i dasmorëve që rrotullohen nga njëra në dasmën tjetër është 150.000 dasmorë, shkruan TV Gurra.

Nëse llogarisim bizneset zinxhir që krijon organizimi i një dasme si që janë, muzika, veshjet,mobilimi, bizhuteritë, kostumet e porositura për çiftin, dekorimi, filmimi, fotografitë, kompanitë që furnizojnë restorantet, punëtorët sezonal dhe një sërë biznesesh tjera të mikro-ndërmarrjeve,vpa më dyshje vlera e qarkullimit për një sezon jo të plotë prej dy muajsh në Kërçovë është mbi 10 milion euro.

Nëse shpenzimeve të dasmave i shtojmë edhe konsumin e përditshëm të një familje kërçovare që vijnë nga jashtë dhe ndërtimet që realizohen në këtë periudhë, vlera e qarkullimit monetar në sezonin veror në Kërçovë kalon mbi 15 milionë euro.

Komuna e Kërçovës aktualisht siç thuhet mbi 50 për qind të popullatës e ka jashtë vendit dhe se bizneset lokale kryesisht varen prej tyre gjatë sezonit të pranverës, verës si dhe dimrit. Diaspora është burimi kryesor i mbijetesës së bizneseve të kësaj komune.

Andaj alarmi i bizneseve alarmojnë se nëse nuk do të ketë lehtësim të masave nga pandemia për të ardhur bashkëatdhetarët nga diaspora, në Kërçovë pritet që shumë biznese të vogla të falimentojnë.