Kërçovë, MPPS dhe AP ndanë grande për vetëpunësim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, ndanë grandet për vetëpunësim në komunën e Kërçovës.

Marketing

Përfitues të këtij grandi janë 38 persona të pa punë prej të cilëve 7 janë të rinj deri në 29 vjeç, ndërsa 15 i përkasin gjinisë femërore si dhe përfituesit e ndihmës minimale.

“Në politikën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale prioriteti më i madh është punësimi i personave të rinj, megjithatë prioritet e kemi  edhe e punësimin e grave me qëllim të përfshirjes së fuqisë punëtore dhe pavarësinë e tyre ekonomike. Ministria e Punës çdo vit në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit përgatit Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës. Këtë vit ai është pesë milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Domethënë është 1.8 miliardë denarë ose rreth 30 milionë euro.”,- tha Jovanka Trençevska nga MPPS.

Drejtori i Agjencisë së Punësimit tha se qëllimi i Agjencia për Punësim është që këtë vit të përfshihen diku rreth 15 mijë persona të papunë në të gjitha masat duke iu ofruar trajnime të ndryshme.

“38 qytetarë të papunë nga komuna e Kërçovës sot do të mund të marrin vendimet e tyre, pra personat që kanë fituar grandin, të njëjtit persona vitin e ardhshëm do të mund të aplikojnë nëse dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre dhe do të mund të aplikojnë në masën e subvencionimin e rrogave.”,- theksoi drejtori i Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati.

Sipas Trençevskës, këtë vit grandi kap vlerën prej pesë milionë euro më shumë se vitin e kaluar me qëllim të mbulimit të 14.685 persona të papunë. Numri i përfituesve të masës së vetëpunësimit në nivel shtetëror është 2.000 persona.

Marketing