Deputetja Ermina Leka-Perlaskaj vizitoi ITSHKSH-në

Deputetja e Parlamentit Kroat, Ermina
Leka-Perlaskaj, sot u prit nga drejtori i ITSHKSH-së, prof.dr. Skender
Asani, me ç’rast u shkëmbyen përvoja dhe ide për një bashkëpunim të
mundshëm në të ardhmen në fushën e senzibilizimit të problematikave
kulturore e shkencore.
Depuetja Perlaskaj e njoftoi drejtorin Asani me disa aspekte të
organizimit kulturor e shoqëror të shqiptarëve në Kroaci. Ajo tha se
në këtë shtet funksionojnë tetë qendra kulturore të shqiptarëve,
objeket e të cilave tash më janë në pronësi  të këtyre qendrave.Duke folur për lidhjet e Shkupit dhe Zagrebit në planin e
bashkëpunimeve të gjithanshme, drejtori Asani dhe deputetja Perlaskaj
planifikuan që në të ardhmen të shpeshtohen vizitat e ndërsjella me
karakter pune, ku do të spikasin çështjet e karakterit historik,
arsimor e kulturor të shqiptarëve në të dyja vendet.
Drejtori i ITSHKSH prof. dr. Skender Asani i dhuroi deputetes
Perlaskaj një përzgjedhje titujsh të botuar kohët e fundit, përmes të
cilëve u shpalos edhe një konologji hulumtimesh e kërkimesh në fusha
të ndryshme.

Marketing