Kërçovë, ndërtohet Kovid qendra për trajtimin e pacientëve me Kovid 19

Me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalin e përgjithshëm të Kërçovës ka filluar montimi i Kovid qendrës që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin Korona, ndërsa me një donacion të Ambasadës gjermane do të ngrihet një objekt ndihmës për pacientët me pasqyrë të lehtë klinike.
Para disa ditësh ka filluar montimi i Kovid qendrës në Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, i cili që nga fillimi i krizës shëndetësore me pandeminë globale ka hasur në vështirësi të mëdha të cilat kanë shkaktuar reagime të shumta tek pacientët dhe popullata vendore e kësaj ane.
Drejtori i spitalit, Stanko Tërpeski, shprehet i kënaqur me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e Kovid qendrës ku do të trajtohen pacientët e prekur nga virusi Korona.
“Në këto kushte të vështira të pandemisë, Ministria e Shëndetësisë na ofroi hapësira alternativave për trajtimin e pacientëve, siç është kjo qendër, e cila pritet të jetë gati pas vitit të ri. Do të kemi qendrën e shpërndarjes së pacientëve, laboratorin biokimik për diagnostifikim, rentgen mobil, skrining për detektimin e sëmundjeve dhe hapësira për vendosjen e 40 pacientëve. Për herë të parë në Kërçovë do të kemi sistemin e furnizimit qendror me oksigjen si dhe tomografi kompjuterike”,- nënvizoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë, dr. Stanko Tërpeski.
Me ndihmën e Asociacionit qytetar nga Prilepi, spitali i Kërçovës ka fituar edhe një donacion nga Ambasada gjermane për ngritjen e objektit ndihmës prej 170 metër katrorësh ku në pesë dhoma të veçanta dhe dy hapësirat ndihmëse do të trajtohen pacientët me pasqyrë të lehtë klinike.
Marketing