Këshilli i Sigurimit: RMV ofroi të gjitha resurset për civilët afganë

Gjendja e civilëve afganë të pranuar në RMV dhe sistemi për menaxhim me kriza kanë qenë dy pikat kryesore në seancën e Këshillit për Siguri të thirrur nga kreu i shtetit, Stevo Pendarovski. Si vend anëtar i NATO-s, RMV ka ofruar të gjitha kapacitetet e saj për pranimin e civilëve afganë, kanë konstatuar të pranishmit në seancë.

Marketing

“Ministrat kompetentë dhe përfaqësuesit e institucioneve informuan për aktivitetet e deritanishme mbi kujdesin e civilëve afganë të pranuar në RMV, për të cilët janë bërë të gjitha siguritë e nevojshme dhe janë përpunuar protokolle sigurie për qëndrimin e tyre në shtet. Në raport me pikën e dytë të ditës, Këshilli për Siguri i propozoi qeverisë që në kohë sa më të shkurtër të formojë grup pune, i cili do të mbikëqyr situatën e sistemit për menaxhim me kriza. Marrë parasysh situatat e mëhershme me zjarret, grupi punues duhet të propozojë masa konkrete, me qëllim që sistemi i menaxhimit me kriza të jetë më funksional dhe më efikas.”,- thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i presidentit të shtetit.

Më 30 gusht në territorin tonë arritën 149 migrantë afganë nga gjithsej 780 të paralajmëruar për pranim nga qeveria. Ata janë të vendosur në hotelin “Vodno”, me status të lejeqëndrimit prej 90 ditësh.
Shpenzimet për qëndrimin e tyre në territorin tonë mbulohen nga SHBA-ja dhe organizatat ndërkombëtare.

Marketing