Këshilltari i Hashim Thaçit konfirmohet pozitiv me Covid, shtrohet në spital

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ismail Syla ka dalë pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur Iset Rama Prekazi.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetin social, ai tha se Syla është duke mposhtur Covid-19 dhe se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me këshilltarin e Presidentit Thaçi, z, Ismail Syla, duke mposhtur virusin Covid19. Me ekipet mjekësore të Spitalit Infektiv, çdo gjë është e arritshme. Së shpejti do të kthehemi në familje”, shkruan ai.