Këshilltari i Tevdovskit, Jovanoviq ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Financave

Branimir Jovanoviq, në Facebook njoftoi se po tërhiqej nga posti i këshilltarit special për politikën makroekonomike në Ministrinë e Financave. Ai thotë se kishte marrë vendimin pak kohë më parë, por ka pritur që të kalonin zgjedhjet, njofton Nova Tv.

Marketing

“Ka pasur gjithçka në këto dy vjet, por unë ende po lë përshtypje pozitive. Ne ishim një ekip i shkëlqyer dhe punuam vërtet mirë. Bëmë shumë gjëra, më e rëndësishmja për mua është reforma e taksave. Kemi përmirësuar të ardhurat buxhetore, kemi ulur deficitin, stabilizuar borxhin publik. Shkurtimisht – ne i kemi menaxhuar financat shtetërore”, ka shkruar Jovanoviq në Facebook.

Marketing