Elita me Botën e vogël ka arritur në shtëpi.
Dy ditë më parë, moderatorja Elita Rudi solli në jetë fëmijën e saj të dytë, që është vajzë.
Ajo dhe Gjiko vendosën që vogëlushen ta pagëzonin Bota, ndërsa kanë ndarë edhe imazhet e para të saj.
Sot (e premte), Elita është kthyer në shtëpi bashkë me vajzën dhe iu bë pritje e bukur me dekore në gjithë shtëpinë.
Tullumbacet, torta, dhurata e dekore të tjera gjendeshin në çdo pjesë të shtëpisë së çiftit Elita dhe Gjiko.
“Bota ime!”, ka shkruar moderatorja sipër fotografive që ndau pas arritjes në shtëpi bashkë me foshnjën.