Këto janë të gjitha masat e miratuara sot nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Marketing

Vendimi i Qeverisë vjen pas ngritjes alarmante të numrit të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19.Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 18 viktima me koronavirus dhe janë shënuar mbi 1 mijë e 800 raste të reja të infektimit.

Masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës:

A. [Zbatimi territorial]1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2. Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë tëvaksinës kundër COVID-19;

2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pakse 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupaveserologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

3. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose tëpërhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnënjë nga dëshmitë sipas pikës

2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta personaduhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitaretokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit osepikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do talëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që tërespektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID[1]19;

4.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuarme autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që tënënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5)orësh;

4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;4.6 Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

5. Nga data 30 gusht deri me datë 12 shtator 2021, në institucionet publike dhe private,obligohet që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial udhëzohet tëpunojë nga shtëpia. Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorëtprania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave tëpunës.
Mungesa_Arsyshme

6. Punëdhënësit publik dhe privat obligohen që në bashkëpunim me punëtorët të përcaktojnëstafin esencial.

7. Punëdhënësit publik dhe privat udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave tëpunës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit, kurkjo të jetë e mundur.

8. Nga data 13 shtator 2021, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli indërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë njënga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet epunës.

9. Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë njëperson përgjegjës, i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura nëpikën 2.1 deri 2.4.

10. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

11. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektuespër duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe nëambientet e brendshme.

12. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objektitë vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19,përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

13. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnëdezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

14. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet,përveç:

14.1 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentëekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

14.2 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

14.3 Gjatë ngrënies apo pijes.

15. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

16. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës tëmonitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15.

D. [Kufizimi i qarkullimit]17. Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora22:00 deri në ora 05:00, përveç:17.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje tëbarnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangurdëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

17.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnëpunë apo shërbime publike;

17.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnëfunksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin emallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë ngasistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

17.4 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohëshme sipas pikës 19,për shkak të ngjarjes së rëndësisë së veçantë.

18. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit ngapika 17 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

19. Ministri i Shëndetësisë mundet që për për ngjarje të rëndësisë së veçantë, të lëshojë lejë tëveçantë, sipas së cilës lejohet vetëm për nevoja të kësaj ngjarje, që kufizimi i qarkullimit tëzgjatet përkohësisht për një kategori të caktuar të personave.Dh.
[Institucionet e arsimit]

20. Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitarpezullohet deri me datë 13 shtator 2021.

21. Përjashtimisht nga pika 20, institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditorvazhdojnë aktivitetin sipas udhëzuesit përkatës.

22. Nga data 13 shtator 2021, stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjithaniveleve të arsimit duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri2.4.

23. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni arsimor sipas pikës 21, është i obliguar të caktojë njëperson përgjegjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura nëpikën 2.1 deri 2.4.

24. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohetorganizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjete ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

25. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit eskemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt nëzyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

26. Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori,mbledhje, seminare, trajnime, ngjarje kulturore). Organizatori obligohet të sigurojdistancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

26.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave,duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale.

27. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50)persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5metër në mes të personave.

28. Pavarësisht pikës 26 dhe 27, për koncerte dhe festivale vlen pika 31.29. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.

30. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar qëpjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]
31. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimii festivaleve, koncerteve, eskurzioneve, peligrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjevefamiljare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.Gj. [Gastronomia]

32. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje meudhëzuesin përkatës.

33. Ndalohet shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve(shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve tëgastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës sëhapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

34. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim meLigjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

35. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokalave të shërbimeve tëgastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

35.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

35.2 Ndërsa paguan porosinë;

35.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

35.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

36. Në rastet nga pika 35.1 deri 35.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundëndhe gojën.

37. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën21:30.38. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.39. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina tëndryshme të jetë së paku një (1) metër.

40. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancësë paku një (1) metërshe.

41. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

42. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes meleje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

43. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

44. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë meshumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtënkohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrjenumrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonënku lejohen të qëndrojnë klientët.45. Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohetpuna/përdorimi i këndeve të lojrave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë nëkuadër të qendrave tregtare vlen pika 33.

I. [Puna me palë]

46. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohetqë të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit,përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.J. [Transporti publik]

47. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

48. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% tëkapacitetit të ulëseve.

49. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

50. Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apoinstitucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, pezullojnë aktivitetine tyre deri me datë 13 shtator 2021.

51. Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa prezencë tëpublikut) si dhe të mbajnë ushtrimet.L. [Sporti dhe rekreacioni]

52. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dherekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masatmbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

53. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë tënevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuarmasën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

54. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.

55. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 10 % tëkapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira tëtjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjerambrojtëse.

56. Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, duhet të posedojnë një ngadëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

57. Organizatorët e garës janë të obliguar caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin eposedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masatspecifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës(tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

58. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individualerekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1deri 2.4 të këtij Vendimi.

59. Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cilido të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

60. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

61. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera përpastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyrenga secili klient pas përdorimit.

Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

62. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëmdhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:62.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme përparandalimin dhe luftimin e COVID-19;

62.2. Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve,industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

62.3. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

62.4. Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dheqendra tregtare;

62.5. Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitetekulturore,

62.6. Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreativedhe sportive;

62.7. Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;62.8. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

62.9. Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

62.10. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe tëmbajtjes për të huaj;

63. Udhëzuesit nga pika 62 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj tëcilëve zbatohen.

64. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtijvendimi.M.

[Zbatimi]

65. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim meshtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë nëZyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

66. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën eKryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave,gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet përdy javët në vijim.

67. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimindhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrëvendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve tëIKShPK-së.

68. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin emasave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 përParandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

69. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimoresipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 nëterritorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

70. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë,ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilataplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë sëShëndetësisë.N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/27]71. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/27 i datës 18.08.2021.Nj. [Hyrja në fuqi]72. Vendimi hyn në fuqi me datë 29.08.2021 dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikëssë Kosovës