Khan sfidon Pacquiao: Bashkë zhvillojmë duelin më të madh në “Wembley”

Boksieri britanik Amir Khan, ish-kampion bote në peshën “light-welterheight” do të duelojë më 8 shtator në Birmingham ndaj Samuel Vargas, por mendja e tij është te një prej ikonave të këtij sporti, filipinasi Manny Pacquiao. Sipas Khan, Pacquiao është i përshtatshëm për një duel të madh tyre, një përballje magjike, që do ta mbushte me lehtësi një stadium të madh si “Wembley” dhe që do t’u garantonte dy boksierëve fitime të mëdha.

Marketing

Promotori i tij Eddie Hearn shpreson që ky duel mes Khan dhe Pacquiao të zhvillohet në dhjetor të këtij viti në Britaninë e Madhe, ndaj ka ftuar Khan të ndjekë gjurmët e Anthony Joshua, që në të ardhmen të duelojë në skenat më të mëdha dhe të fitojë më shumë. “Në të shkuarën nuk u kam kushtuar shumë vëmendje këtyre detajeve, por duke folur me Eddie kam zbuluar shumë gjëra. Unë besoj se mund të zhvilloj duele të tilla të mëdha”, tha Khan.

“Unë mendoj se jam ndër të paktët boksierë që mund të mbush plot një stadium në Britaninë e Madhe. natyrisht që për ta realizuar këtë gjë duhet një sfidë e madhe, një rival i fortë dhe Manny pacquiao është një i tillë, pasi është ende aktiv. Një duel mes nesh do të ishte madhështor kudo që do të organizohej, sidomos në Angli dhe do ta mbushte plot një stadium në Londër, përfshi edhe “Wembley”. Unë jam gati”, tha Amir Khan, 31 vjeç, 32 fitore e 4 humbje në karrierë.

Marketing