KHF Çair shënon fitore të thellë ndaj Ovçe Pole dhe kualifikohet në Final4

Klubi i Hendbollit për Femra Çair këtë të diele ka arritur të regjistroj fitore bindës ndaj klubit Ovçe Pole,(46-29) duke siguruar kështu kualifikimin në turneun final në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Marketing

Vajzat nga Çairi, me lojën edhe njëherë dëshmuan se janë pretendentët kryesore për të fituar edhe kupën e Maqedonisë.

Në këtë ndeshje vlen të ceket se shumë e disponuar për lojë ishte Bojana Dinevska e cila shënoi plot 10 gola, ndërsa u dallua edhe Angela Kostoviç me 8 si dhe Hana Miftari dhe Jasmina Popova të cilat shënuan nga 6 gola.

Marketing