Kiracovski: Një pjesë e amendamenteve kushtetuese sot do të dorëzohen në Kuvend

Një pjesë e projekt amendamenteve kushtetuese sot do të dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa procedura do të fillojë të realizohet nga e hëna e tutje, paralajmëroi deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.

Marketing

Ai sqaroi se nevojitet nga tre ditë për një amendament në komision kuvendor dhe më vonë edhe në seancë plenare.
“Shpresoj dhe jam i bindur se të gjithë deputetët në mënyrë integruese do të marrin pjesë në debatin për amendamentet e parashtruara, që janë evidente dhe të gjitha së bashku ta rrumbullakojmë procesin që na çon drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Kiracovski.

Ai pret që të formohet edhe një komision për pajtim dhe bashkim nacional dhe i ftoi të gjitha grupet parlamentare të marrin pjesë në të.

Marketing