Deputeti Aleksandar Kiracovski ka porositur opozitën që mos të mbajnë shpresa se kryeministri Zoran Zaev dhe LSDM do të humbin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, vetëm për shkak se Aleksis Cipras dhe Siriza kanë humbur mbrëmë nga Demokracia e Re e Kirijakos Micotakis.
“Të shpresosh se ai i cili e ka pranuar identitetin maqedonas, gjuhën, kulturën, e pikërisht për këtë ka humbur zgjedhjet në Greqi, është mungesë kulture politike. Dhe të shpresosh se ai që ka hapur dyert e Evropës, ai që ka mundësuar perspektivë evropiane Maqedonisë sonë, duke e ruajtur më të shtrenjtën tonë, esencën e identitetit kombëtar do të humbas zgjedhjet e radhës është kontradiktore dhe mungesë e kulturës politike. –ishte një pjesë e reagimit të deputetit Kiracovski i cili doli në mbrojtje të kryeministrit Zoran Zaev.