Kjo është ambasadorja e ardhshme në Sllovaki

Komisioni për politikë të jashtme në kuvend ka miratuar propozim kandidaturën e Evgenija Ilieva për ambasadore në Sllovaki. Seanca edhe pse nisi e mbyllur me kërkesë të ministrisë së jashtme, e njëjta u hap për opinionin me kërkesë të ambasadores së propozuar Ilieva, ndërkohë që shumica e deputetëve të BDI-së nuk posedonin çertifikata sigurie.

Marketing

Ambasadorja Ilieva foli për promovimin e kulturës, turizmit si dhe përforcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, mbrojtjes, ekonomisë me shtetin sllovak.

“Do të prezantojmë kulturën dhe traditën tonë nëpërmjet organizimit të ekspozitave të artistëve tonë me qëllim që të jemi prezent në Sllovaki. Në pjesën e bashkëpunimit ekonomik do të punojmë në ringjalljen e komisionit të përzier për bashkëpunim ekonomik”, u shpreh Evgenija Ilieva, ambasadore në Sllovaki.