Mbi 10 milionë euro për rrugën në Çairçankë! Ganiu: Do të dëmshpërblehen pronarët e objekteve që do të prishen

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu në Click 21 tha se për rregullimin e trafikut në komunikacionin e rrugës “Cvetan Dimov” është paraparë projekt në vlerë të mbi 10 milionë eurove. Ganiu tha se buxheti do të jetë i ndarë nga komuna e Cairit dhe Qyteti i Shkupit, ndërsa nëse do të ketë nevojë do të kërkojmë mjete edhe nga Qeveria .

Marketing

“Ka ligj, aty ku është interes shtetëror siç janë rrugët, bulevardet dhe kështu me radhë ka ligj të posaçëm dhe në bazë të atij ligji ne do të funksionojmë… Çdo objekt që e kap trajektorja, që duhet të largohet ai objekt do të shpërblehet dhe shumë pronarë e dinë që në bazë të planit gjeneral dhe detal se prej ku deri ku ajo rrugë duhet të zgjerohet, por e mira e kësaj eshët që dëmshpërblimi do të jetë korrekt dhe konform asaj vlerë që e ka ai objekt”, tha mes tjerash Ganiu.

https://www.facebook.com/watch/?v=1421814404994694