Klinika për endokrinologji, diabet dhe çrregullime metabolike së bashku me Shoqatën shkencore të endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë, sot organizojnë aktivitete midis të cilëve edhe ecje në Kejin e lumit Vardar në virgjilje të 14 Nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit, i cili sivjet shënohet nën moton “Diabeti e tangon çdo familje”.
Para dhe pas ecjes do të realizohet matje e sheqerit në gjak, që të potencohet rëndësia e aktivitetit fizik dhe vetë-kontrolli si elemente të rëndësishme në trajtimin e diabetit.
Në mënyrë plotësuese do të ndahen edhe pamflete me informata për diabetin (në gjuhën shqipe dhe maqedonase) dhe bluzë për çdo pjesëmarrës.