Klinika Zhan Mitrev mbetet një institucion shëndetësor me besim të madh te qytetarët

Që nga fillimi i vitit dhe deri në javën e fundit të muajit prill në Klinikën Zhan Mitrev janë realizuar një numër rekord ekzaminimesh diagnostike, gjithsej 1610. Numri më i madh i MR (rezonancës magnetike) me 40 ekzaminime të kryera, 108 ekzaminime me rreze X, 469 ekzaminime internistike, dhe vetëm në javën e fundit të muajit të kaluar janë kryer 19 operacione kardiokirurgjike. Numri i përgjithshëm i operacioneve që nga fillimi i vitit duke përfshirë muajin prill, që ishte muaji më i suksesshëm deri më tani, është 657, prej të cilave 281 janë operacione të zemrës.

Marketing

Këto shifra janë marrë nga qendrat në Shkup, Strumicë dhe Manastir dhe i referohen të gjitha reparteve dhe qendrave diagnostikuese në Klinikën Zhan Mitrev.

Rritja e vëllimit të punës është rezultat i besimit të qytetarëve në shërbimet e kësaj qendre të specializuar shëndetësore, cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe profesionalizmit të stafit mjekësor të udhëhequr nga Dr. Zhan Mitrev.

Besimi i qytetarëve në punën e Klinikës Zhan Mitrev sa vjen e rritet pavarësisht presionit të vazhdueshëm ndaj gjithë ekipit dhe pengesave në punë të shkaktuara nga akuzat e pabaza dhe sulmit të organizuar.

Pavarësisht akuzave të tilla tendencioze, Klinika Zhan Mitrev mbetet e përkushtuar në funksionin e saj social dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve, për të ofruar shërbim të lartë shëndetësor dhe kujdes profesional ndaj pacientëve.