Klopp, Guardiola, Gerrard, Lampard: Sa fiton çdo trajner i Premierligës?

Arsenali do t’i ofrojë trajnerit Mikel Arteta një kontratë të re trevjeçare me vlerë rreth 25 milionë funte.

Marketing

Marrëveshja aktuale e 39-vjeçarit është caktuar të skadojë në vitin 2023 dhe “The Sun” po raporton se Arteta do t’i ofrohet një kontratë që do t’i paguante të njëjtat paga si Arsene Wenger kur francezi u largua nga klubi në 2018.

Interesante, marrëveshja do ta vendoste shefin e “Topçinjve” në vendin e pestë në renditjen për menaxherët më të paguar të Premierligës.

Por, ka një dallim të madh në krahasim me trajnerët e tjerë në krye të listës, me pagën prej 8.3 milionë funte në vit, duke e parë të fitojë vetëm gjysmën e shumës së disa menaxherëve të tjerë në ligë.

Në një raport, “The Sun” ka përpiluar një listë përfundimtare të trajnerëve me fitimet më të larta të Premierligës dhe mes shifrave të çmendura, ka disa surpriza.

20.Thomas Frank (Brentford) – 1.5 milionë funte

19.Dean Smith (Norwich) – 1.5 milionë funte

18.Graham Potter (Brighton) – 2 milionë funte

17.Bruno Lage (Wolves) – 2.5 milionë funte

16.Eddie Howe (Newcastle) – 3 milionë funte

15.Sean Dyche (Burnley) – 3.5 milionë funte

14.Patrick Vieira (Crystal Palace) – 4 milionë funte

13.Roy Hodgson (Watford) – 4.5 milionë funte

12.Steven Gerrard (Aston Villa) – 5 milionë funte

11.David Moyes (West Ham) – 5 milionë funte

10.Frank Lampard (Everton) – 5 milionë funte

9.Ralph Hasenhuttl (Southampton) – 6 milionë funte

8.Thomas Tuchel (Chelsea) – 7 milionë funte

7.Marcelo Bielsa (Leeds) – 8 milionë funte

6.Ralf Rangnick (Manchester United) – 8 milionë funte

5.Mikel Arteta (Arsenal) – 8.3 milionë funte

4.Brendan Rodgers (Leicester) – 10 milionë funte

3.Antonio Conte (Tottenham) – 15 milionë funte

2.Jurgen Klopp (Liverpool) – 16 milionë funte

1.Pep Guardiola (Manchester City) – 19 milionë funte.