Klopp jep lajme shqetësuese për Liverpoolin

Jurgen Klopp ka njoftuar në konferencën e sotme se lëndimi i Firminos nuk i lehtë. Trajneri gjerman ka thënë se Bobby nuk do të luaj ndaj West Ham, por do të mungojë edhe më gjatë.

Marketing

“Lëndimi i Firminos nuk është i lehtë. Ai është vërtetë i pafat. Nuk e dimë saktësisht se sa kohë do të jetë jashtë por nuk do të jetë me ne deri pas pushimit ndërkombëtar” ka thënë Klopp.

Trajneri gjerman ka njoftuar se për ndeshjen e të dielës nuk do të mund të llogaris edhe në disa lojtarë të tjerë.

“Curtis Jones dhe Joe Gomez poashtu janë të lënduar. Keita, Milner e Elliot janë të konfirmuar që nuk do të luajn edhe për një kohë” ka thënë Klopp