Klubet saudite synojnë t’i transferojnë tre yje të Barçës

Arabia Saudite i ka hedhur sytë kah Spanja. Klubet e Saudi Pro League po mendojnë qysh tash për afatin kalimtar të verës.
Objektiv i qartë është që të vijnë dhe të përforcohen në Evropë për ta rritur kampionatin e tyre.

Marketing

Janë të shumtë yjet që kanë përfunduar në ligën elitare saudite si Cristiano Ronaldo, Neymar, Karim Benzema, Sadio Mane etj.

Ndërkaq, tash mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se klubet nga Saudi Pro League po planifikojnë të “peshkojnë” në Spanjë, përcjell “Gazeta Express”.

Atje, këto klube ua kanë vënë syrin tre yjeve të Barcelonës.

Bëhet fjalë për portierin André Ter Stegen dhe dy futbollistët ofanzivë, Raphinha e Robert Lewandowski.

Për momentin nuk kanë nisur ende bisedimet, por bëhet fjalë veç për një interesim nga Arabia.

Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që në një të ardhme të afërt të ndodh një gjë e tillë dhe të arrijnë oferta për lojtarët në fjalë.

Situata e vështirë financiare e gjigantit katalunas me gjasë do ta detyrojë presidentin Joan Laporta që t’i shesë disa prej yjeve, në mënyrë që t’i përshtatet rregullave të “fair-play” financiar. /Gazeta Express/