Klubi CYBEG-GYM nga Kumanova sjell fitoren e radhës në garat Europiane

Garat e radhës që u mbajtën në qytetin Shamorin të Sllovakisë mbahen nën përkujdesje Europiane të Bodibullding dhe me një konkurrencë shumë të fuqishme Europiane, klubi nga Kumanova CYBEG-GYM drejtuar nga Dr. Astrit Iseni edhe këtë herë na solli fitoret e tyre të radhës.

Marketing

Klubi përfaqësohej me dy garues Kim Latifi nga Kumanova dhe Labinot Sulejmani nga Tetova.

Kim Latifi fitoi vendin e katërt kurse Labinot Sulejmani vendin e gjashtë.
Garat u mbajtën më 26 dhe 27 maj në qytetin Shamorin të Sllovakisë.

Dr.Astrit Iseni shprehet i kënaqur me rezultatet ngase konkurrenca e fuqishme dhe kushtet që kërkohen janë shumë të rrepta.

Ai shprehet ”Po të kishim kushte ma të mira dhe përkrahje nga shteti mund të fitonim edhe vendin e parë, por ky rezultat përsëri është sukses i madh fal angazhimit të madh dhe fal sponzoruesve privat shqiptar nga trojet shqiptare.

Mungesa e ndihmës organizative dhe financiare nga ana e shtetit dhe institucioneve shtetërore shpeshherë na sjellin pengesa të mëdha qoftë gjatë stërvitjeve apo edhe gjatë organizimit për garim.

Fal angazhimit të stafit të Klubit dhe dy garuesve Kim Latifit dhe Labinot Sulejmanit ne përsëri korrëm suksese të shkëlqyera, shprehet Dr.Astrit Iseni.

Do ishte shumë më e pritshme fitore edhe më e madhe nëse institucionet e shtetit e sidomos ata ku udhëhiqen nga shqiptarët në shtetin tonë në Maqedoni do të ndihmonin dhe shpresojmë në të ardhmen shtetit tonë t’i sjellim medaljen e artë, kurse ne si shqiptarë të krenohemi me fitore.

Marketing