Klubi i madh turk i vihet pas Vedat Muriqit

Forma e mirë që po e shfaq me Rizesporin mund ta shpërblejë Vedat Muriqin, i cili po kërkohet nga gjiganti turk, Besiktas
Vedat Muriqi e ka arritur formën jetësore, shkruan Gazeta Express.

Marketing

Futbollisti kosovar po shkëlqen në kampionatin turk me Rizesporin, me të cilin i ka realizuar 11 gola në 26 ndeshje këtë sezon.

Gjithashtu, ai ka bërë paraqitje pozitive edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet e fundit.
Prandaj, performancat pozitive të sulmuesit prizrenas u kanë rënë në sy edhe skuadrave të mëdha, shkruan Gazeta Express.
Mediat turke shkruajnë se gjiganti nga Stambolli, Besiktas ia ka vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm.

24 vjeçari shihet si alternativë e Cenk Tosun, së bashku me Eren Derdiyok, shkruan “takvim.com.tr”.
Muriqi ka kontratë me Rizesporin deri në vitin 2020, por nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga ky klub gjatë verës që vjen për t’iu bashkuar klubit Bardh e Zi.
Ky njëherësh do të ishte kulmi i karrierës për Muriqin, i cili qe disa vite po luan me sukses në futbollin turk.
Ai është titullar i padiskutueshëm edhe tek “Dardanët”.

Marketing