Klubi i Napolit tall në Tik-Tok futbollistin, Osimhen gati të largohet nga skuadra (VIDEO)

Victor Osimhen dhe Napoli duket se do të ndahen në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Marketing

Penalltia e humbur nga nigeriani ndaj Bologna-s dhe reagimi i tij i ashpër ndaj trajnerit kur u zëvendësua, treguan se diçka nuk shkon mes sulmuesit dhe trajnerit. Por, duket se çështja është më e thellë se kaq.

Napoli postoi dje në TikTok një video ku tallej me Victor Osimhen për 11-metërshin e humbur në barazimin 0-0 ndaj Bologna. Edhe pse më pas klubi italian e fshiu videon, dëmi ishte bërë.

Ndër të parët që reagoi ishte menaxheri i Victor Osimhen, i cili theksoi se Napoli i kishte shkaktuar një dëm të madh imazhit të lojtarit me atë video dhe shtoi se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj klubit.

Ndërkohë, vetë Osimhen ka fshirë nga Instagrami i tij çdo foto që e lidh me Napolin.