Knaus: BE-ja do ta humbasë kredibilitetin në Ballkan nëse Bullgaria i bllokon negociatat me RMV-në

Analisti politik austriak dhe drejtor i think – thenk Nismës evropiane për stabilitet, Gerald Knaus, vlerëson se nëse gjenden zgjidhje për paralajmërimin e Sofjes për bllokimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut, BE do ta humbasë kredibilitetin e politikës së zgjerimit, që do të ishte tragjike për Unionin, për Maqedoninë e Veriut dhe për Bullgarinë.

Marketing

“Përveç nëse nuk zgjidhet kjo, kredibiliteti i politikës për inkuadrim në BE do të rrënohet në vitin 2020, nën kryesimin gjerman me BE-në. Në kohë të jostabilitetit të madh rreth BE-së”, vlerëson eksperti austriak për Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, nuk është normale përfshirja e qëndrimeve të ndryshme për identitetet në kornizën negociuese për inkuadrim në BE dhe nëse Bullgaria insiston, kjo thjeshtë do të thotë se nuk ka bisedime për inkuadrim, as tani e asnjëherë.

Zgjidhja është e qartë, ndërsa ajo është Bullgaria dhe Maqedonia të pajtohen se dallojnë lidhur me pikëpamjet e tyre në histori.

Pozita e qeverisë bullgare se identiteti i Maqedonisë është “shpikje e Titos” në “llogari të historisë së vendeve fqinje” dhe që të fillojë negociatat inkuadruese Maqedonia e Veriut duhet fillimisht ta pranojë se populli i saj ka identiteti dhe gjuhë të rrejshme. “Kjo asnjëherë nuk do të ndodhë”, është decid Knaus.

Ai e akuzoi Bullgarinë se është duke e shkatërruar kredibilitetin e BE-së në Ballkan me paralajmërimin për bllokimin e Maqedonisë së Veriut për t’i filluar negociatat me BE-në, ndërsa kërkesën e Sofjes dhe e shefes së diplomacisë Ekaterina Zaharieva Shkupi ta pranojë se gjuha maqedonase dhe populli maqedonas kanë rrënjë bullgare, e vlerësoi si absurde.

“Imagjinoni ‘Gjermania të insistojë Austria t’i pranojë rrënjët gjermane’, duke u kanosur me ‘tensione’ nëse nuk e bën këtë. Suedia t’ia bëj këtë Norvegjisë. Çekët këtë t’ua thonë sllovakëve. Absurditet? Po! Kjo është kjo që po e bën Bullgaria, duke e rrënuar kredibilitetin e politikave të BE-së për Ballkanin”, shkruan Knaus në llogarinë e tij në Tuiter.