Koalicion me VMRO-në, vlon në ASH-në e Selës: “E bën për të shpëtuar kokën, jo partinë”

Koalicioni mes VMRO-së dhe ASH-së i paraljamëruar nga sekretari i partisë Arben Taravari dhe nga VMRO-ja nuk është pritur edhe aq mirë në partinë e Ziadin Selës. Siç mëson portali TetovaSot në mbledhjen e fundit në ASH ka pasur mosmarrëveshje të madhe rreth koaliconit, ku disa anëtarë nuk pajtohen që ky koalicion të ndodh, duke mos e harruar 27 Prillin e përgjakshëm të liderit të tyre.

Marketing

Më tej, siç mëson TetovaSot debati ka qenë i nxehur duke ia përplasur në fytyrë paknaqësinë Ziadin Selës, se koalicioni mes ASH-së dhe VMRO-së ndodh vetëm për të shpëtuar kokën e Selës, jo për të shpëtuar partinë dhe për të fituar zgjedhjet.

“Ka qenë një debat i nxehtë në lidhje me koalicionin me VMRO-në, dhe u përfol aq shumë sa që për pak eskaloi situata. Në debat u përmenden edhe paknaqësitë e mëdha dhe ky koalicion nuk bëhet për të mirën e partisë, por për kokën e Selës. Nuk e kuptojë se si mund të bësh koalicion me një parti që ende e kemi të freskët 27 prillin që po kjo parti po ky Mickocki ishte në parlament dhe ku goditën për të mbytur Selën” shprehet për TS njëri nga pjesëmarrësit e mbledhjes duke theksuar se mund të ketë edhe largime nga partia pas nënshrkimit të marrëveshjes mes Selës dhe Mickoskit.

Nga ana tjetër, TetovaSot mëson gjithashtu se të premten, lideri i VMRO-së Hristjan Mickoski dhe ai i ASH-së Ziadin Sela, do të nënshkruajnë në Strugë marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Marketing