Ultimatum mësuesve: Kush nuk është vaksinuar do të pezullohet nga puna

Ministri i Arsimit në Itali, Patricio Bianchi, u ka vendosur ultimatum mësuesve, pasi u shpreh se do të pezullohen nga puna të gjithë arsimtarët që nuk janë vaksinuar.

Marketing

“Ata administratorë, mësues dhe edukatorë që nuk janë vaksinuar dhe nuk kanë një kartë jeshile do të pezullohen përkohësisht nga detyrat e tyre. Pas ditës së pestë të mungesës së pajustifikuar, ai do të quhet profesor i asociuar,” tha ministri italian.

Sipas ministrit, qëllimi i kësaj nisme është për të filluar vitin e ri shkollor normalisht, pa patur nevojë që mësimi të bëhet online.