Sjellja neglizhente e pronarëve të vilave në kodër të Diellit ndaj thirrjes së inspektoratit komunal për largimin e mureve rrethues të vilave të ndërtuar pa leje, ka detyruar inspektoratin komunal sot që të merr masa për rinimin e tyre.
Edhe pse pronarët e vilave që kanë ndërtuar jashta ligjit mure rrethuese kanë qenë të njoftuar dhe kanë pranuar vendime të plotfuqishme për largimin e mureve rrethues, e që janë në kundërshtim me ligjin të njëjtët këtë gjë nuk e kanë zbatuar, andaj informojnë nga inspektorati komunal, sot u ndërmor aksioni për rrënimin e tyre.
Inspektorati komunal ka qenë i detyruar të ndërmarrë masa ndëshkuese të cilat burojnë nga obligimet ligjore të inspektoratit dhe në të ardhmen do të vazhdoje ti kryejë detyrimet ndaj qytetarëve, thuhet në njoftimin e lëshuar nga inspektorati komunal për urbanizëm.
Në njoftimin e lëshuar nga ky inspektorat, apelojnë që pronarët e vilave në Kodër të Diellit por edhe gjithë qytetarët të sillen me përgjegjësi ndaj kësaj pike turistike, ose në të kundërtën do të përballen me ligjin, dhe sidomos për ndërtimet pa leje që bëhen në kodër të Diellit.
Nga inspektorati i komunës së Tetovës informojnë se aksione të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen, deri në pastrimin komplet nga ndërtimet pa leje në kodrën e Diellit.