Kolona në kufi: Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritje deri në një orë

Kolona në kufi: Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritje deri në një orë

Komunikacioni në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa probleme të mëdha dhe në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Për shkak të rritjes së numrit të automjeteve, është shtuar intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane.

Pritjet më të gjata janë në pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, ku drejtuesit e automjeteve që po dalin nga vendi presin rreth një orë.

Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.

LAMM u bën apel shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të automjetit.

Kujdes i shtuar rekomandohet në segmentet që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe përgjatë lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së gurëve. Në veçanti përmenden rrugët Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF