Kolonat e gjata të mërgimtarëve në kufi, Sveçla takim urgjent me Ballën

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me mininistrin Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, për të gjetur një zgjidhje për kolonat që po krijohen në pikat kufitare.

Marketing

Raportohet se këto radhë po krijohen sepse veturat me targa të huaja (mërgimtarët) me përjashtim të mjeteve me targa të Shqipërisë duhet të paguajnë polisën e sigurimit për të hyrë në Kosovë.

Balla ka kërkuar nga pala kosovare që të lehtësohet qarkullimi i mërgimtarëve.

“Shqetësimi im është që sa kohë që mërgimtarët bëjnë me orë të tëra udhëtim nga gjithë Europa e jo vetëm për t’u kthyer, të gjejmë të gjitha mundësitë që gjatë kthimit të tyre në Kosovë përmes Pikës së Kalimit të Morinës, koha të jetë shumë e shkurtër. Ose të gjejmë modalitetet sesi t’i japim një zgjidhje që pajisjen me siguracion, mos ta bëjnë më në pikën e kalimit kufitar, por, një propozim ka qenë, ta bëjnë brenda një kohe të caktuar, sapo hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ose brenda një distance të caktuar. Në shumë vende p.sh., ka një model që brenda një distance, 50-100 km, ke kohën ose mundësinë për t’u pajisur me këtë siguracion. Mendoj që një prej arsyeve të këtij niveli të lartë të këtij trafiku është pikërisht kjo.” – ka thënë Balla.

“Problemi apo vështirësitë që kemi tash, është me mërgatat tona, të cilët vijnë, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, për pushimet e tyre. Ne kemi vullnetin më të mirë të mundshëm që mërgatave tona, t’iu shërbejmë shpejt, me efikasitet dhe po mendojmë disa variante se si të tejkalohen këto vështirësi.
Biseduam edhe me ekipet tona, zgjidhje ka. Patjetër që ka një vullnet të jashtëzakonshëm politik dhe unë besoj se shumë shpejt do të vërehen ndryshime të rrënjësishme.” – ka thënë ai.

Ndërësa ministri Xhelal Sveçla, ka thënë se po mendojnë disa mundësi që të kalohen këto vështirsi.

“Problemi apo vështirësitë që kemi tash, është me mërgatat tona, të cilët vijnë, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, për pushimet e tyre. Ne kemi vullnetin më të mirë të mundshëm që mërgatave tona, t’iu shërbejmë shpejt, me efikasitet dhe po mendojmë disa variante se si të tejkalohen këto vështirësi.
Biseduam edhe me ekipet tona, zgjidhje ka. Patjetër që ka një vullnet të jashtëzakonshëm politik dhe unë besoj se shumë shpejt do të vërehen ndryshime të rrënjësishme.” – është shprehur Sveçla.