Kombëtarja e Argjentinës tallet me Drake/ Vuri bast kundër tyre dhe humbi 300 mijë dollarë

DRAKE vuri bast dhe gaboi sërish.

Marketing

Reperi kanadez njoftoi në Instagram se ka vënë bast 300 mijë dollarë që skuadra kanadeze do të mund Argjentinën në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës. Nëse do të dominonte, fitimet e tij do të ishin 2.88 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, Argjentina mundi Kanadanë 2:0 për të kaluar në finalen e Kupës së Amerikës të dielën. Pas ndeshjes, kombëtarja e Argjentinës ka postuar në rrjetet sociale një foto të Lionel Messit dhe shokëve të tij duke festuar fitoren.

Ata përmendën këngën me të cilën Kendrick u tall me Drake
Mbishkrimi “Jo si ne” është në foto. Bëhet fjalë për këngën e reperit Kendrick Lamar që u publikua në fillim të këtij viti dhe në të përmend Drake me të cilin është në sherr.

Drake ende mund të vë bast për kombëtaren kanadeze, e cila po luan për vendin e tretë në fund të javës. Kundërshtari nuk dihet ende, por do të jetë ose Kolumbia ose Uruguai.