Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot do të ndeshet me Suedinë

9:11 | 2 Maj 2021

Marketing

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot do të ketë një sfidë mjaft të vështirë.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, do të përballet sot në kuadër të kualifikimeve për Kmapionatin Evropian me nënkampionen e Evropës, Suedinë, shkruan lajmi.net

Pas humbjes nga Mali i Zi, Kosova kërkon rezultat pozitiv, edhe pse Suedia cilësohet si njëra nga Kmobëtaret më të mira në Evropë, “Dardanët” janë nisur dhe janë stërvitur me motivim.

Suedia është në moment të ndritur. Në fillim të vitit luajti në finale të Botërorit, ndërsa të gjitha ndeshjet kualifikuese i ka fituar bindshëm. Të premten, Suedia fitoi ndaj Malit të Zi në Podgoricë me rezultat 34:22.

Suedia udhëheq në grup me 10 pikë nga 5 ndeshje. Mali i Zi është i dyti me 4 pikë, ndërsa vendet tre e katër janë për Rumaninë e Kosovën me nga 3 pikë. Matematikisht ende kemi gjasa për kualifikim, por Suedia është niveli më i lartë i mundshëm botëror.

Kosova zhvilloi seancën e fundit stërvitore në qytetin Alingsas para ndeshjes me Suedinë që do të zhvillohet sot.

Orari i ndeshjes, Suedi – Kosovë: Ora 18:00./Lajmi.net/