Komiteti i Helsinkit nuk i “dëgjon” thirrjet antishqiptare

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë sot përmes një deklarate, dënoi ashpër incidentin e djeshëm në Tetovë të shkaktuar nga ana e grupit të tifozëve “Balistët”.

Marketing

“Në video incizimet e publikuara nga ngjarjet në rrugët e Tetovës më 4 nëntor 2018, u dëgjuan këngë dhe brohoritje, ku është vërejtur gjuhë urrejtjeje dhe thirrje për dhunë, e ndjekur me kryerjen e një akti të urrejtjes, gjegjësisht hedhje me gurë dhe shishe drejt një kafeneje plot me mysafirë”, bëjnë të ditur nga Komiteti i Helsinkit.

Gjithashtu, theksojnë se me vëmendje do të ndjekin zbardhjen e këtij incidenti dhe do të kërkojnë dënime më të ashpra për aktet e urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes, qëllimi i të cilëve, siç theksuan, është nxitja e tensioneve ndëretnike dhe dhunë.

Por ky Komitet duket të jetë i njëanshëm pasi nuk pati asnjë reagim në lidhje me marshimin e “Vojvodave” të Tetovës gjatë ditës së premte, të cilët nuk kursyen aspak fjalët dhe brohoritjet ofenduese dhe raciste ndaj shqiptarëve.

Marketing