Me 30 vota për, dhjetë kundër dhe dy abstenime, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE, ka rekomanduar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
Që të ndodhë liberalizimi rekomandimi duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat tjera të Bashkimit Evropian.
Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, para anëtarëve të Komitetit kërkoi votën e tyre për rekomandimin e vizave pas,i siç tha ajo, Kosova ka bërë rrugë të gjatë deri tek heqja e vizave.
“Do të doja të falënderoja të gjithë ata që kanë kontribuuar, sepse e di që ka qenë rrugë e gjatë dhe është hap i rëndësishëm për Kosovën që ka qenë e izoluar për një kohë të gjatë. E di sa e vështirë ka qenë dhe e di se sa shumë kanë punuar. Ju ftoj që ta përkrahni Kosovën për liberalizimin e vizave”, ka thënë Fajon para votimit.