Komuna e Çairit dhe NP “Higjiena Komunale” dezinfektuan dhe pastruan të gjitha xhamitë e Çairit (FOTO)

Në prag të festës së Kurban Bajramit, ditën e sotme nga orët e hershme të mëngjesit Shërbimi i punëtorëve sezonal të Komunës së Çairit dhe ekipet e punës të NP “Higjiena Komunale” kanë bërë dezinfektimin e brendshëm, larjen dhe pastrimin e oborreve, sikurse dhe zonave përreth xhamive në territorin e Komunës së Çairit.
Ky aksion masiv përfshiu të gjitha xhamitë në territorin e Komunës së Çairit. Qytetarët tanimë mund të vizitojnë xhamitë dhe në mënyrë të sigurt të kryejnë ritualet fetare, por gjithmonë duke respektuar masat mbrojtëse dhe protokollet e parapara.

Marketing

Le të kemi atmosferë festive në ambient të pastër!