Komuna e Çairit dhe Sarajit binjakëzohen me Komunen L-Isla të Maltës

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti së bashku  me kryetarin e Komunës L-Isla të Maltës, Clive Pulis, nënshkruan Marrëveshjen e Binjakëzimit midis komunave që ata drejtojnë.
​Kjo marrëveshje sipas kryetarit të Çairit Visar Ganiu synon thellimin e bashkëpunimit në më shumë sfera.

Marketing

Postimi i plotë:

🤝 Komuna e Çairit dhe Komuna e Sarajit nënshkruan sot marëveshjen e binjakëzimit me Komunen L-Isla të Maltës.

Ishte nder i veçant që sot bashkë me kryetarin e Sarajit, z. Blerim Bexheti të nënshkruajmë marrëveshjen e binjakëzimit me z. Klive Pulis, kryetarin e komunës L-Isla të Maltës, komunë kjo me vlera dhe traditë europiane, vlera që do të na shërbejnë dukshëm në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian.

📄 Marveshja e binjakëzimit vjen si rezultat i bashkëpunimit të sukseshëm që kemi filluar muaj më parë me ekipet tona administrative dhe kjo marrëveshje synon thellimin e bashkëpunimit duke ndarë një interes të përbashkët në operacionet e përbashkëta në projekte në fushën e zhvillimit lokal, efikasitetit energjetik, cilësisë së shërbimeve lokale, sociale, rinisë, sportit dhe arsimit.