Komuna e Sarajit institucion i barazisë gjinore!

Deri më tani në Komunën e Sarajit ka qenë vetëm një femër e cila ka udhëhequr me NPK”Saraj” znj.Miranda Rameti, ndërsa sot në faqen zyrtare të Komunës së Sarajit është postuar një lajm se për herë të parë emërohet femër shefe e kabinetit të kryetarit të komunës së Sarajit znj.Isra Sallahi dhe zëdhënësja e Komunës së Sarajit e cila do të jet znj.Shpresa Çilafi.

Marketing

Në këtë institucion asnjëherë nuk ka qenë më i avancuar numri i femrave nëpër pozicione të punës pas këtij vendimi të kryetarit të Komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë,

Jemi krenarë që në komunën tonë të shpallim një nismë të re për here të parë, që jo vetëm që promovon barazinë gjinore, por gjithashtu shfrytëzon potencialin e jashtëzakonshëm të grave që kanë në komunitetin tonë.

Nga sot ju prezentojmë dy punonjëse që do i shërbejnë me nderë dhe përkushtim banorëve të komunës së Sarajit, znj. Isra Ilazi Sallahi e cila emërohet shef e kabinetit të kryetarit z.Blerim Bexhetit, si dhe zëdhënësen e Komunës së Sarajit znj. Shpresa Çilafi.

Perspektivat e ndryshme çojnë në vendime më të mira dhe në komunitete më aktive, kjo është edhe arsyeja pse ne po promovojmë në mënyrë aktive rekrutimin e grave të talentuara në komunën tonë.