Komuna e Tetovës: Në vitin e ardhshëm, ta bëjmë komunën tonë një vend ku çdo zë, mendim e kontribut do të llogaritet

Në këtë fundvit, shohim me krenari drejt sfidave dhe sukseseve që kemi përjetuar së bashku si komunitet. Në këtë rrugëtim, kemi ndërtuar rrugë të reja, kemi nxitur zhvillimin ekonomik dhe kemi pasur kujdes për mirëqenien e secilit prej jush. Ky vit është një vit-kurorëzim i përpjekjeve tona të palodhura për të bërë komunën tonë një vend më të denjë dhe më të mirë për të jetuar.
Gjatë këtij viti ne kemi investuar në shumë sfera të jetës shoqërore, duke përfshirë infrastukturën rrugore, kanalizime, ndiçim publik, e gjitha në një vlerë prej 5 milion eurosh, poashtu gjetëm edhe zgjidhje me problemin e menaxhimit të mbeturinave në qytetin tonë, duke nënshkruar marrveshje për PPP me një kompani të dëshmuar në këtë lëmi, e cila shumë shpejt Tetovën do ta bëjë një qytet të ngjajshëm me ato evropiane.
Përkushtimi ynë që në fillim të vitit ka qenë përmirësimi i infastrukturës në të gjithë territorin e Komunës së Tetovës. Këtë kemi arritur dukshëm ta përmirësojmë falë menaxhimit korrekt dhe bashkëpunimit me qytetarët. Janë 24 rrugë në qytetin e Tetovës,( përfshirë edhe rrjete kanalizimi) që janë realizuar në vitin që po e lëmë pas, duke bërë kështu lidhjen e të gjitha lagjeve dhe vendbanimeve me rrugët e reja me një infrastrukturë bashkëkohore. Kemi hapur bulevarde, rrugë të reja, rikonstrumin e disa rrugëve dytësore të cilat ishin lënë në harresë, investime në të gjitha fshatrat e komunës, në rrugë, kanalizime, shkollla etj, poashtu të mos harrojmë edhe projektin madhor i financuar nga IPA fondet Kolektori për kanalizmin e ujërave të zeza dhe filter stacioni. Poashtu ne kemi arritur që të ulim edhe borxhin e trashëguar.
Poashtu zgjidhja është afër edhe me ndërtimin e stadiumit të qytetit, i cili do të jetë i rregulluar dhe do të pajiset me të gjitha elementet e nevojshme për të gjenë në stadium konform rregullave të UEFA-së. Sa I përket stadiumit të qytetit dua të theksoj se me 13 janar 2024 do të hapen ofertat dhe pastaj do të vazhdojmë me përzgjedhjen e operatorit, përzgjedhja pritet të bëhet në fillim të muajt shkurt.
Të mos harrojmë edhe depërtimin e bulevadrit Bllagoja Toska, i cili është një projekt i madh dhe i rëndësishëm për mbarëvajtjen e komunikacionit në qytetin e Tetovës.
Sot, përmes këtyre fjalëve, ftojmë secilin prej jush të vazhdojë të jetë pjesë e këtij udhëtimi të përbashkët drejt një të ardhme më të mirë. Bashkë me ekipin tim, jemi të përkushtuar të punojmë edhe më fort për të siguruar një ardhmëri më të ndritshme për të gjithë. Propozimet tona për investime në të gjitha sferat e jetës shoqërore janë hapat e radhës dhe të rëndësishëm drejt një komune më të fuqishme dhe më të mirë.
Në vitin e ardhshëm, synojmë të thellojmë këtë lidhje të veçantë dhe të bëjmë komunën tonë një vend ku çdo zë, çdo mendim dhe çdo kontribut do të llogaritet. Propozimet tona për investime në sfera të ndryshme janë pjesë e një vizioni të qartë për një komunitet më të zhvilluar dhe më të përfshirë.
Gëzuar vitin e ri, dhe le të nisim vitin e ardhshëm me shpresë dhe energji të rinovuar! Së bashku, mundemi të krijojmë historinë e një komune që ecën drejt përparimit dhe arritjeve të reja.

Marketing

Faleminderit për besimin tuaj!