Konfiskohet kontejneri me mbi 12 milionë cigare në Selanik, si destinacion kishte Maqedoninë e Veriut

Me ndihmë të skanerit dhe qenit të stërvitur, shërbimet e doganës në portin e Selanikut kanë zbuluar një kontejner nga Kina me 629.000 kuti, gjegjësisht 12.596 copë cigaresh të kontrabanduara, kumtojnë nga Shërbimi i pavarur për të ardhura publike i Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Kontejneri i i dyshuar me cigaret e kontrabanduara, sipas televizionit grek Antena është dashur të arrijë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa autoritetet kompetente dyshojnë se kompania e përmendur në dokument aspak nuk ekziston.

Në dokument në vend të cigareve, është paraqitur se kontejneri që vjen nga Kina në Selanik, përmban pëlhura.
Cigaret dhe kontejneri si mjet për transport të mallit të kontrabanduar, janë konfiskuar, ndërsa për rastin është informuar edhe Prokurori Publik në Selanik.