



Shoqata për zhvillimin e kulturës dhe artit “Kongresi i Alfabetit” – Manastir, çdo herë ka qenë kundër Racizmit.
Para disa ditëve pala Rome mbajti protest para Ambasadës të Republikës Çeke në Shkup, kundër Racizmit.
Në të njëjtin protest qartë shikohet dhe dëgjohet se si një protestues bërtet fjalë abuzive kundër popullit shqiptar duke thënë: ” Vdisni shqiptarë”, edhe pse protesti ska të bëjë fare me shqiptarët, ai thorë se këto fjalë i ka shprehi.
Shoqata “Kongresi i Alfabetit” – Manastir , ashpër e dënon këtë gjest , dhe i thërret të gjitha Institucionet kompetente të reagojnë.